​KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, i njihet mandati i deputetit edhe Gramoz Ruçit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, i njihet mandati i deputetit edhe Gramoz Ruçit

    Insajderi
    23 June 2021 - 14:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka certifikuar sot rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, duke njohur si fituese të 74 mandateve Partinë Socialiste.

    Mësohet se edhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçit i është certifikuar mandati i deputetit, për shkak se nuk ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen.

    Ai do të paraqitet në seancën plenare në shtator, por nuk do ta bëjë betimin, duke zgjedhur në këtë mënyrë që lamtumirën e fundit ta japë atje ku edhe e nisi karrierën e tij politike.

    Kujtojmë se Ruçi njoftoi largimin e tij nga politika gjatë Kongresit së PS-së, në stadiumin Air-Albania, disa ditë më parë./tch


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark