Këngëtarja ka befasuar me veprimin e saj.
Doruntina e njohur si Tayna në estradë ka publikuar një video në të cilën aludohet se ajo ka tallur aktoren Megi Pojani.
Në një video të publikuar në TikTok , ajo shihet në një sallon bukurie dhe është duke vendosur se si ti bëjë thonjtë derisa në një moment flet si vajzat e Shqipërisë.
“Nuk e di motër sa më thjesht ndoshta, lot”, thotë Tayna në video teksa fansat kanë aluduar se ka imituar Megi Pojanin.
Prej shumë komentuesve disa e konsideruan si tallje e disa si imitim.