Gjendet në Turqi piktura e vjedhur e Picassos, arrestohen tre të dyshuar - Insajderi
×
Kulturë

Gjendet në Turqi piktura e vjedhur e Picassos, arrestohen tre të dyshuar

Insajderi
06 April 2017 - 20:33
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Piktura, për të cilën besohet se është vepër e Pablo Picasso-s, një nga artistët më të njohur të shekullit të 20-të, është konfiskuar në provincën Erzurum, në lindje të Turqisë, njoftuan forcat e sigurisë së këtij vendi.

Xhandarmëria e komandës në Erzurum, njoftoi se piktura në këtë qytet arriti nga provinca lindore turke Van dhe se trafikantët tentuan ta shesin për pesë milionë dollarë.

Pjesëtarët e xhandarmërisë ndaluan një automjet në distriktin Horasan dhe arrestuan tre të dyshuar.

Tetë vepra arti të “Picassos”, të cilat më parë u larguan nga Muzeu shtetëror irakian, ndërsa në aksion u konfiskuan tre letra hieroglifik të egjiptianëve të vjetër.

Hetimi paraprak ka vërtetuar se portreti i burrit të ri të buzëqeshur mban firmën e Picasso-s nga viti 1939, transmeton AA.

Në anën e prapme të pikturës gjenden informacione dhe vula që vërtetojnë se piktura i takon artistit spanjoll.

Autoritetet turke do të vërtetojnë autenticitetin pas hetimit të cilin do ta zbatojnë me përfaqësuesit e Muzeut kryesor në Erzurum dhe Odsjek për histori të artit në Universitetin Ataturk.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark