InDoks transmeton dokumentarin 100 ditë i vetëm në Fron - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi

    InDoks transmeton dokumentarin 100 ditë i vetëm në Fron

    Insajderi
    25 June 2021 - 15:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një fushatë masive. Një drejtim i mllefit të njerëzve për atë moment rrëzimi. Një seri premtimesh. Dhe veprime të tjera do ta sillnin Albin Kurtin që i vetëm ta merrte karrigen e njeriut më të pushtetshëm në Republikë. Ai u bë Kryeministër pa pasur nevojë për asnjë koalicion. Pa asnjërën nga partitë që u bënë bashkë për ta rrëzuar.


    Tashmë janë bërë mbi 100 ditë të Qeverisë së tij të re. Qeveria e vetme e pasluftës ku e njëjta parti ka edhe shumicën në Kuvend. Çka ka bërë Albin Kurti deri tash?

    A ka mbajtur apo shkelur premtimet e fushatës së tij të gjatë për të ardhur te pushteti?

    A ka filluar ta kapë shtetin, diçka për të cilën ka folur gjatë në kuptim negativ?

    A e ka tash prioritet dialogun me Serbinë, të cilin e kishte përbuzur gjatë?

    Janë këto disa pyetje që marrin përgjigje në këtë episod të InDoks. Janë 100 ditë të tij i vetëm në Fron. Pa pasur nevojë për askënd tjetër nga skena politike.


    E shtune, 20:10. Në RTV Dukagjini dhe live në Insajderi dhe kanalin Insajderi.TV në YouTube.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark