“Lojëra në oborrin e pasmë”, vjen në Parkun e Qytetit në Prishtinë - Insajderi
×
Kulturë

“Lojëra në oborrin e pasmë”, vjen në Parkun e Qytetit në Prishtinë

Insajderi
29 June 2021 - 20:41
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në parkun e qytetit është mbajtur një lexim skenik nga regjisorja Zana Hoxha me dramë të dramturgës izraelite, Edna Mazya.

Në qendër të kësaj vepre është përdhunimi i një vajze 15 vjeçare nga katër djem të rinj në oborrin e pasmë te qytetit Kibuts të Izraelit por mbi të gjitha gjyqi publik që i bëhet viktimës, e cila pëson edhe një dhunim të dytë ligjor, pasi gjykata deklaroi se “ishte ajo që e nxiti dhunimin”.

Ngjarja zë vend në vitet 1988-91 në këndin e lojërave të qytetit Kibuts të Izraelit, në të cilën trajtohet dukuria e ngacmimeve seksuale, një dukuri kaq prezente edhe në shoqërinë tonë.

Regjisorja Zana Hoxha e risjellë këtë dramë me një lexim skenik ku ritmi, emocioni, thellësia e personazheve të kapin dhe nuk të lënë të shkosh, edhe kur “loja ka mbaruar”.

E pyetur se pse regjisorja vendos ta risjellë këtë dramë tani në shoqërinë tonë, ajo thotë se “Është shumë relevante edhe tashmë përkon me realitetin, aktualitetin tone dhe për mu ka qenë e rëndësishme të bëjmë një lexim skenik të ngjallim një diskutim me publikun me trajtimin e kësaj që ne jemi duke bërë”.

Sipas regjisores mesazhi kryesor I shfaqjes është që të rinjtë të mësojnë nga shfaqja dhe të kërkojnë pëlqim para se të vazhdojë më tej një raport i tyre seksual, nëse ndodh me dëshirë, nëse jo personat të mësojnë që jo domethënë jo.

Dhe se a do të realizohet si shfaqje në Teatrin Kombëtar, Hoxha thotë se nëse ngjallim interesim tek publiku për ta parë do e bëjmë realizimin ku si pas gjasave pritet të bëhet për muajin shtator.

Ky lexim skenik përfundojë me një diskutim të hapur mes regjisores dhe publikut.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark