Kryeministri Albin Kurti, që krejt karrierën dhe vetë emrin e Partisë së tij e nisi me : Jo Negociata, Vetëvendosje!, tashmë ka bërë hapat e parë drejte shndërrimit në një politikan të rëndomtë të Ballkanit.
Ka takuar edhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Dhe, do ta takoi përsëri. Ka vendosur kushte, por ende pa u përmbushur ato është pajtuar që dialogu të vazhdoi.
Ani pse dikur ka organizuar protesta kundër ‘Zajednicës’, me thirrjet “Zajednica nuk kalon”, cilat janë gjasat që nën qeverisjen e tij ‘Zajednica të kaloi’?
Ado të bëhet ai partneri lokal i partnerëve ndërkombëtarë? A do të bëhet ai politikani konformist që me ndryshim fjalori, nga asociacion i komunave me shumicë serbe, në multi-etnik, ta themeloi këtë mekanizëm?
A do ta bëjë atë i vetëm, apo do ti duhet një apo më shumë parti shqiptare në bord?
A kalon ‘Zajednica’? E shtune, 20:10. Në RTV Dukagjini dhe live në Insajderi dhe kanalin Insajderi.TV ne YouTube.