
InDoks në këtë episod i kthehet sektorit të derivateve. Me informacione ekskluzive dhe me intervista nga njerëz të industrisë.
Para publikut shfaqet një rrëfim që e ka dhënë një ekspert veturash, që së fundi është fokusuar në testimin e cilësisë së derivateve që ofrohen në tregun kosovar nga industria e derivateve. Ai me shembuj konkret tregon se çfarë derivatesh ofrohen, e mbi të gjitha cilat janë dëmet që ato shkaktojnë tek prona e qytetarëve- vetura.
Përtej rrëfimit të tij, çfarë nafte shitet në Kosovë? Sa përzihet ajo me produkte të tjera e vajra? Kush e bënë këtë aktivitet ilegal në Kosovë? Çka thonë të dhënat e Doganave të Kosovës? Çka po bënë Qeveria e re për ta disiplinuar industrinë multi-milionshe të derivateve?
E shtune, ora 22:10. Në RTV Dukagjini dhe live në Insajderi dhe kanalin Insajderi.TV në YouTube.