Grabovci: NISMA i ka dyert e hapura në PDK - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Grabovci: NISMA i ka dyert e hapura në PDK

    Insajderi
    18 March 2016 - 21:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci  ka thënë se përkundër ndasive që partia e tij dhe partia e ish partiakut të tij,  Fatmir Limajt, NISMA në PDK ende janë dyert e hapura për këtë parti.

    “Kthimi i secilit anëtar në PDK do të na gëzonte dhe nuk përjashtohet mundësia që PDK dhe NISMA të bashkëpunojmë së bashku në atë ardhmen”, citohet të ketë thënë Grabovci  për Tribuna Channel.

    Grabovci ka thënë se bashkë me Limajn dhe Jakup Krasniqin kanë kaluar shumë procese së bashku.

    “Kemi kaluar një kohë jashtëzakonisht të gjatë së bashku dhe kemi pasur një bashkëpunim shumë korrekt. Jemi përballur me procese të vështira dhe kemi dalë triumfues dhe kemi bërë një rrugë të gjatë bashkërisht. Por në kushte të demokracisë gjithkush ka të drejtë të zgjedh rrugën e vet”, ka thënë Grabovci.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark