Si trajtoheshin femrat ruse në burgjet e Shqipërisë? - Insajderi
×
Kulturë

Si trajtoheshin femrat ruse në burgjet e Shqipërisë?

Insajderi
09 April 2017 - 09:05
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Libri “Shpresuam dhe mbijetuam” shkruar nga Taisa Pisha është një libër autobiografik i bazuar në ngjarjet e jetuara nga autorja në vitet e kaluara në Shqipëri gjatë periudhës 1957-1990. Nga këto kujtime, më të spikaturat janë ato që iu përkasin viteve 1976-1986, gjatë të cilave autorja u burgos nga regjimi komunist dhe vuajti dënimin në burgjet dhe kampet e punës në Shqipëri

Një tjetër libër që dëshmon diktaturën dhe si e kanë përjetuar gratë e huaja kur vendosën të ndanin jetën me shqiptarët.

“Shpresuam dhe mbijetuam” shkruar nga Taisa Pisha është një libër autobiografik i bazuar në ngjarjet e jetuara nga autorja në vitet e kaluara në Shqipëri gjatë periudhës 1957-1990.

Nga këto kujtime, më të spikaturat janë ato që iu përkasin viteve 1976-1986, gjatë të cilave autorja u burgos nga regjimi komunist dhe vuajti dënimin në burgjet dhe kampet e punës në Shqipëri.

Ashtu si dhe libra të tjerë të këtij zhanri (p.sh. “Rrno për me tregue” nga At Zef Pllumi dhe “Grabjani rrëzë kodrave” nga Lekë Tasi), “Shpresuam dhe mbijetuam” hedh dritë në një nga periudhat më të errëta në historinë e kombit shqiptar, atë të diktaturës komuniste të Enver Hoxhës dhe lakenjve të tij. Një nga këta të persekutuar ishte dhe Taisa.

Ajo erdhi në Shqipëri e shtyrë nga dashuria për të shoqin, të cilin e njohu gjatë studimeve universitare në Moskë. Por, si një e huaj, Taisa gjendet jashtë dëshirës së vet në një grackë pa rrugëdalje.

“Shpresuam dhe mbijetuam” u botua për herë të parë në gjuhën ruse. Botimi i librit “Shpresuam dhe mbijetuam” në gjuhën shqipe kurorëzon dëshirën dhe amanetin e autores, e cila është ndarë nga jeta në gusht të 2015-s./mapo.al/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark