Publikohet traileri i parë i sezonit të pestë të “La Casa de Papel” - Insajderi
×
Kulturë

Publikohet traileri i parë i sezonit të pestë të “La Casa de Papel”

Insajderi
28 July 2021 - 15:44
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Netflix” ka publikuar trailerin e parë për sezonin e fundit të “La Casa De Papel”.

Sezoni i pestë dhe i fundit i serialit të suksesshëm spanjoll, i cili tërhoqi miliona shikues, do të shfaqet premierë më 3 Shtator. Sipas njoftimit zyrtar të platformës, sezoni i ri do të dalë në dy pjesë.

Pjesa e parë vjen premierë më 3 shtator, ndërsa pjesën e dytë, adhuruesit e serialit spanjoll do të duhet të presin deri më 3 dhjetor.

“La Casa de Papel” është një nga serialet më të shikuar në platformë. Sezoni i tij i katërt, i publikuar në Prill 2020 në Netflix, është parë nga rreth 65 milionë njerëz.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark