Vazhdojnë vozitjet e "çmendura", kosovari kapet duke lëvizur 191 km në orë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdojnë vozitjet e “çmendura”, kosovari kapet duke lëvizur 191 km në orë

    Insajderi
    01 August 2021 - 15:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia Rrugore e Shqipërisë ka vijuar kontrollet për parandalimin e aksidenteve. Gjatë 24 orëve të fundit disa drejtues mjetesh janë konstatuar për tejkalim shpejtësie më shumë se dyfishi i normës së lejuar.

    Në rrugën e Kombit është ndaluar nga policia një qytetar nga Kosova me inicialet E.B., pasi u kap duke lëvizur me mjetin “Jaguar” me shpejtësi 191 km/orë, i cili u ndëshkua me 40.000 lekë të rinj.

    Përgjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 14 drejtues mjetesh dhe motora, nga të cilët 7 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

    Gjithashtu janë pezulluar 56 leje drejtimi, nga të cilat 36 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 20 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

    Po ashtu të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 2019 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark