Dy orë para koncertit i vdes nëna Ramë Lahajt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Kulturë

    Dy orë para koncertit i vdes nëna Ramë Lahajt

    Insajderi
    07 August 2021 - 22:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emocione artistike të përfunduara me emocione të dhimbshme, Rame Lahaj e mbajti jo të plotë koncertin RLIOF në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

    Arsyeja e shkurtimit të programit erdhi për shkak se tenori njoftoi për vdekjen e nënës.

    “Respekti kthehet me respekt, ju me respektuat mua qe keni ardhur në numër aq të madh edhe une ju respektova juve duke mos anuluar koncertin edhe pse nena ime vdiq dy orë para koncertit” u shpreh tenori Ramë Lahaj.

     Ky koncert ka rëndësinë  e madhe për shkak se po krijohet festivali i parë i operës në Kosovë.

    Audienca për ta përcjelluar këtë koncert ishte jashtëzakonisht e madhe. Ramë Lahaj përveç se dhuroi vlerat e tij artistike  si tenor, ai nderoi të madhen Nexhmije Pagarusha dhe të gjithë mërgimtarët e Kosovës dhe video të zgjedhura nga ai.

    Në përfundim të koncertit Ramë Lahaj tregoi edhe arsyen e shkurtimit të programit, pra për shkak të vdekjes së nënës së tiij./Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark