Autokracia serbe e mbështetur nga BE dhe Rusia - Insajderi
×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Autokracia serbe e mbështetur nga BE dhe Rusia

    Insajderi
    12 April 2017 - 12:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për më shumë se një javë, mijëra të rinj kanë dalë në rrugët kryesore të qytetit të madh të Beogradit, për të shprehur pakënaqësitë e tyre me rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Serbi.

    Ndërsa zyrtarët e Bashkimit Evropian janë treguar të shpejt që ta përgëzojnë fituesin, kryeministrin të kthyer në president, Aleksandar Vuçiq, duke e konsideruar si një “faktor për stabilizimin e Ballkanit” dhe sigurimin e rrugës pro-evropiane.

    Mirëpo nuk ka asgjë evropiane për kryeministrin i cili ka konsumuar fuqinë e tij për të kontrolluar jo një por dy pozita të rëndësishme në politikën serbe.

    Nuk kishte asgjë evropiane edhe në fushatën e tij zgjedhore, ku pritej se të gjithë kandidatët e tjerë do të humbnin, shkruan “Intelligencerpost”.

    Java post-zgjedhore filloi me 30 mijë njerëz në rrugët e Beogradit dhe mijëra protestuesve në Novi Sad, Kragujevc dhe qytete të tjera të mëdha në të gjithë Serbinë.

    Mesazhi i tyre është i qartë, “Ne nuk pranojmë rezultatet e zgjedhjeve”, sepse zgjedhjet ishin të paligjshme, raporton Insajderi.

    Shumica e medieve kanë injoruar këto ngjarje, ose të themi protestuesit, të cilët janë konsideruar,  “si vandalë, huliganë, narkomanë dhe të rinj të cilët janë në gjendje të dehur”.

    Është e njëjtë si protesta e vitit 1996, ku mijëra qytetarë, student, nxënës, në dimër të ftoftë, nga nëntori i vitit 1996 deri në shkurt të vitit 1997, vendosën të protestonin për procesin e zgjedhjeve të manipuluara.

    Por ka një dallim këtu. Dallimi është i trisht krahasuar me vitet 1990, kur bota hedh sytë nga këta të rinj.

    Ndërsa në vitin 2017 ata qëndrojnë të vetëm, pa përkrahje, ndërkohë që autokrati i tyre është duke u përkrahur nga udhëheqësit perëndimor për demokraci, progres dhe stabilitet në Ballkan.

    Të njëjtën përkrahje ai është duke e marr edhe nga shteti rusë, i cili është një nga aleatët e tij. Teksa atë e ndihmon edhe me furnizim me armatim.

    Aleksandar Vuçiq ka lindur në vitin 1970 në Beograd. Ai u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Beogradit. Për një periudhë të shkurtër, ai punoi si gazetar, shkruan Insajderi.

    Karriera e tij politike filloi në vitin 1990, ku ai ishte një ndihmës i besuar Vojislav Seseljit, lider i ekstremit të djathtë ultra-nacionaliste Partisë Radikale Serbe.

    Vuçiq fitoi famë si një ithtar i hapur i luftës në Bosnjë, në një pikë ku thuhet se “për çdo ushtar të vrarë serb, ne duhet të vrasin 100 myslimanë”.

    Lartësia e karrierës së tij në vitin 1990, epokë kjo që e bëri atë një ministër të Informacionit.

    Nën drejtimin e tij, Ministria e Informacionit kishte dënuar mediat e pavarura të cilat kundërshtonin politikën e regjimit të presidentit serb Slobodan Millosheviç. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark