Insajderi
Biznes

Biçikleta për larje rrobash

Insajderi
19 March 2016 - 16:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nëse larja e rrobave ju është dukur e mërzitshme, atëherë kjo mund të ndryshojë së shpejti nëse një projekt i quajtur Bike Washing Machine, që është ende në fazëm fillestare, realizohet edhe në praktikë.

Bëhet fjalë për një biçikletë ndryshe nga e zakonshmja.  Në pjesën e parme ka një kosh për të larë rrobat ndërsa energjia e nevojshme për të kryer procesin vjen nga këmbët tona.

Pra, është një lavatrice që funksionon kudo dhe në mënyrë shumë të thjeshtë: Para se të nisësh procesin duhet të hapni derën të hidhni ujin dhe detergjentin.

Më pas mund të nisni pedalimin për të filluar procesin e larjes. Dhe për ti shpëlarë mjafton të hiqni ujin e larjes dhe të hidhni ujë të pastër. Në fund e zbraz ujin për të përfunduar procesin me centrifugën.

E në fakt për momentin “Bike Ëashing Machine” është vetëm një koncept studentor, dhe po çmend internetin. Ideja është që koha që kalon në një biçikletë statike të jetë e qëndrueshme.

Kjo pajisje do të ishte ideale sidomos për ato vende që vuajnë nga ndërprerja e energjisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark