Facebook Messenger arrinë në 1.2 miliard përdorues aktivë - Insajderi
×
Teknologji

Facebook Messenger arrinë në 1.2 miliard përdorues aktivë

Insajderi
13 April 2017 - 14:48
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ditën e Mërkure rrjeti social më i madh në botë Facebook tha se aplikacioni Messenger përdoret rregullisht nga mëse 1.2 miliard njerëz në mbarë botën.

Kjo shifër është goxha e lartë nëse e vëmë në perspektivë: Toka ka 7.5 miliard banorë. Që nga ndarja nga aplikacioni kryesor në 2014-ën, Facebook e ka trajtuar Messenger si një platformë ku përdoruesit merrni shërbimet të ndryshme përveç lojërave, video thirrjeve apo sticker-ave, shkruan PcWorld.

Vetëm muajin e kaluar këtij shërbimi janë bashkuar pagesat në grupe, reagimet dhe gjurmimi i bashkëfolësve në kohë reale.

Në dy vitet e fundit Messenger ka shënuar boom në numrin e përdoruesve. Në Korrik të 2016-ës Facebook tha se Messenger kishte 1 miliard përdorues. Në Shkurt tha se 1 miliard mesazhe dërgohen çdo ditë në Messenger.

Sot Messenger ka dyfishin e përdoruesve të Instagram duke u vendosur në një linjë me WhatsApp.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark