Insajderi
Lajme

O’Connell falënderon institucionet për pritjen ndaj Princit

Insajderi
19 March 2016 - 18:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connnell, ka falënderuar përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës për pritjen që kanë organizuar për Princin Charles.

“Shumë falënderime për Madhërinë e Tij për vizitën që i bëri Kosovës.  Ka qenë një ndër për ta pritur atë gjatë kësaj vizite,” ka thënë ai.

“Po ashtu, falënderime edhe për qindraj njerëz në Kosovë, veçanërisht prej Ministrisë së Punëve të Jashtme, Presidencës, dhe Policisë së Kosovës, dhe njerëz të ambasadës sonë, puna e të cilëve e mundësoi vizitën dhe humori i të cilëve e bëri këtë vizitë të veçant,” ka shkruar O’Connell në llogarinë e tij në Facebook.

Princi Charles erdhi mbrëmë në Kosovë në kuadër të një vizite që e zhvilloi në vendet e rajonit./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark