Gecaj: Ligji për Prishtinën miratohet sivjet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gecaj: Ligji për Prishtinën miratohet sivjet

    Insajderi
    19 March 2016 - 21:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka thënë se një ligj i vecantë që rregullon statusin dhe organizmin e Komunës së Prishtinës pritet të aprovohet së shpejti në Kuvendin e Kosovës.

    “Procuderalisht, mund të pritet që kah vjeshta që ai ligj të aprovohet.  Megjithatë, ne nuk mund të caktojmë afat kohor sepse të gjitha këto janë procedura të cilat për një arsye apo tjetër mund të zgjasin,” ka thënë Gecaj për Tribunën.

    Ai ka njoftuar se për këtë qëllim do të formohet së shpejti një komision punues i përbërë nga ekpertë të ndryshëm që do ta hartojnë një draft ligj i cili më pas do të shkojë në kuvend për aprovim./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark