Studentët e “tradhtuar" nga Ministria e Punëve të Brendshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Studentët e “tradhtuar” nga Ministria e Punëve të Brendshme

    Insajderi
    20 March 2016 - 09:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Preteni e Petrovci pasi kishin fituar të drejtën për të shkuar në Turqi, kishin lidhur një kontratë me MPB-në, që pas kthimit të tyre të punësohen në këtë Ministri, apo institucionet vartëse të saj, në Policinë e Kosovës, Inspektoratin Policor, apo diku tjetër.

    Por edhe pas rreth tre vjetëve të diplomimit ende vazhdojnë të jenë të papunë dhe të kërkojnë derë më derë të drejtën e tyre.

    Më 27 gusht 2008 shteti i Turqisë i kishte paraqitur një ofertë Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku kishte shprehur vullnetin që t’u ndajë bursa 5 personave nga Kosova për diplomim në Akademinë e Policisë së Turqisë.

    Diplomimi për vetëm një person shtetit turk do t’i kushtonte 100 mijë dollarë për 5 vjet, 1 vit mësimin e gjuhës, kurse 4 vjet studime. Në atë kohë, ministër i Punëve të Brendshme ishte Zenun Pajaziti, i cili e kishte nënshkruar këtë memorandum me zyrën turke në Kosovë.

    Por tash e tre vjet Çlirim Petrovci thotë se po pret nga institucionet e Kosovës që të përmbushin kontratën të cilën e kanë nënshkruar vetë.

    “Ne si gjeneratë e parë, studimet i kemi filluar në vitin 2008 dhe kemi diplomuar në vitin 2013, do të thotë këtë verë bëhet viti i tretë që jemi të diplomuar dhe jemi pa punë”, thotë Petrovci për “Zërin”, i cili nuk ka lënë derë pa trokitur, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. (Zëri)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark