Youtube më sfond të errët - Insajderi
×
Teknologji

Youtube më sfond të errët

Insajderi
16 April 2017 - 08:38
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nëse keni të instaluar Chrome 57 në kompjuterin tuaj, një modalitet i fshehtë në Youtube po ju pret. Një zbulim i përdoruesit të Reddit Paul, modaliteti aktivizohet përmes një komande në konsolën e shfletuesit.

Modaliteti është një ndërfaqe e errët e Youtube me tekst të bardhë.

Drejtohuni në Youtube

Hapni menunë e zhvilluesit duke shtypur Ctrl+Shif+I.

Klikoni në seksionin “Console”

Ngjisni këtë linjë kodi cookie=”VISITOR_INFO1_LIVE=fPQ4jCL6EiE” dhe më pas shtypni enter. Mbyllni dritaren e zhvilluesve dhe rifreskoni faqen

Nëse jeni të kyçur në Youtube klikoni mbi ikonën e profilit në Youtube dhe mëpas opsionin “Dark Mode.”

Kështu do të keni një modalitet eksperimental. Kjo veçori funksionon edhe në Firefox dhe Edge.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark