Gjykata Themelore në Lipjan sulmohet me koktej molotovi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata Themelore në Lipjan sulmohet me koktej molotovi

    Insajderi
    20 March 2016 - 12:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Objekti i Gjykatës Themelore dega në Lipjan, është sulmuar me koktej molotovi mbrëmë rreth orës 24:00.

    Në vendin e ngjarjes kanë dal njësia e zjarrfikësve dhe Forenzika regjionale. Ndërkohë patrullat policore, kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, dhe sipas informacioneve të para dëshmitarët thonë se persona të panjohur kanë gjuajtur koktej molotovi në drejtim të objektit të Gjykatës.

    “Si pasojë e kësaj në një zyre janë shkaktuar disa dëme materiale nga zjarri, si dhe para ndërtesës është dëmtuar parafangoja e veturës zyrtare TOYOTA ngjyrë hiri me targa (4Z) pronë e Gjykatës Themelore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, raporton Insajderi.

    Policia e Kosovës është duke kryer hetime intensive në lidhje me rastin./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark