
Kishte zgjedhur që të shkonte ta vizitonte vëllanë në burgun e Durbravës por nuk kishte shkuar thatë.
Me vete kishte marrë edhe disa paketime me marihuanë. Për t’i fshehur nga kontrolla e burgut qeset me marihuanë i kishte futur në atlete të cilat supozohej të ishin dhuratë për vëllanë.
Por marihuana nuk ka përfunduar në destinacionin e duhur. Është zënë nga kontrolli i burgut.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, personi që ka tentuar të fusë marihuanë është burgosur.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pasi kishte shkuar për vizitë te vëllai i tij i cili ishte në vuajtje të dënimit në QK-Dubravë, gjatë kontrollit nga zyrtarët korrektues në një palë atlete i janë gjetur dhe konfiskuar 20 copë paketime substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë në peshë totale 25 gram”, thuhet në njoftimin e Policisë
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.