YouTube do të bllokojë përmbajtjet kundër vaksinave - Insajderi
×
Teknologji

YouTube do të bllokojë përmbajtjet kundër vaksinave

Insajderi
29 September 2021 - 16:14
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

YouTube do të bllokojë të gjitha përmbajtjet kundër vaksinave. Duke përfshirë përmbajtjet që pretendojnë se vaksinat shkaktojnë efekte kronike shëndetësore ose përmbajnë dezinformata mbi substancat në vaksina.

Kompania e videove në internet po ndalon gjithashtu aktivistë të njohur kundër vaksinave, duke hequr disa kanale, raportoi Washington Post. Këto përfshijnë Robert F. Kennedy Jr. dhe Joseph Mercola, të cilët kanë qenë prej kohësh figura të profilit të lartë në lëvizjen kundër vaksinave.

Kjo vie pasi YouTube dhe gjigantët e tjerë të teknologjisë si Facebook dhe Twitter, janë kritikuar se nuk kanë bërë sa duhet për të ndaluar përhapjen e informacionit të rremë në faqet e tyre.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark