
Policia dhe forcat special në Londër, ka shtuar masat e sigurisë pas alarmeve për sulme terroste të mundshme.
Organet e rendit janë përgatitur për rreth 10 sulme të ngjashme me ato që tronditën më parë Parisin.
Agjencia Kombëtare e Krimit ka marrë disa urdhra për të shtuar kontrollet, ndërkohë që një pjesë e madhe e dyshimeve bien mbi terroristë që kthehen nga Siria me armatime të rënda.
Sipas një prej ministrave të qeverisë prioriteti kryesor i kryeqytetit britanik është të ndalojë armët e zjarrit.
Por siç citon “The Sunday Times” ministri, emri i të cilit nuk është bërë publik është shprehur se ata ishin përgatitur për 3 sulme terrosiste por do të jenë vigjilentë e të gatshëm edhe në qoftëse ndodhin deri në 10 sulme./Insajderi.com