Lajmi për migrimin e vëllait të kryeministrit mbërrin në Kinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajmi për migrimin e vëllait të kryeministrit mbërrin në Kinë

    Insajderi
    21 March 2016 - 10:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një hulumtim i publikuar dje nga Insajderi që njoftonte se vëllai i kryeministrit Isa Mustafa ka kërkuar azil në Gjermani, ka marrë jehonë ndërkombëtare.

    Përveç medieve të rëndësishme si BBC, The Guardian, Reuters dhe Le Monde, lajmi është dhënë edhe nga një medium në Kinë.

    South China Morning Post ka publikuar artikull të gjatë në lidhje me këtë rast duke iu referuar AFP-së.

    Para disa viteve, Kina i dukej vend shumë i largët kryeministrit Mustafa.  Në një rast kur ai u kritikua për papastërti në qytet gjatë kohës sa ishte Kryetari i Prishtinës, Mustafa kishte thënë se “ky bërllok nuk vjen nga Kina.”

    Nga një kërkim i shpejtë në Google, mësohet se lidhur me këtë rast është raportuar në së paku 13 mediume ndërkombëtare.

    Insajderi të dielën ka raportuar se njëri prej dy vëllezërve të kryeministrit Isa Mustafa ka kërkuar azil në dy shtete të Bashkimit Evropian: Francë dhe Gjermani.  Vëllai i kryeministrit, Ragip Mustafa, kishte migruar me valën e refugjatëve për shkaqe shëndetësore.

    Raportimi i Insajderit ka nxitur kryeministrin Isa Mustafa që të telefonojë autorin e hulumtimit, Vehbi Kajtazin, të cilin e ka kërcënuar dhe ofenduar.

    “Qen bir qeni, ke me e paguar shtrenjtë këtë,” ka thënë ai përmes telefonit.

    Fyerjet e kryeministrit Mustafa kanë ngjallur debat publik.  Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka cilësuar si skandaloz reagimin e të parit të qeverisë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark