“Shqiponja dy KRENAre”, vepra e fundit e artistes Orange Girl - Insajderi
×
Kulturë

“Shqiponja dy KRENAre”, vepra e fundit e artistes Orange Girl

Insajderi
08 October 2021 - 18:33
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Artistja Orange Girl sjell veprën e saj të fundit me titull “Shqiponja dy KRENAre” të cilën e ka realizuar në kuadër të ‘FemArt 9’ në Prishtinë.

Orange Girl  flet për Gazeten Insajderi duke dhënë detaje për veprën e cila është realizuar në kuadër të ‘FemArt’ ,

“Ndër vite shqiponja është paraqitur e përdorur duke i inkuadruar burrërinë, jo vetëm konceptuale, por edhe strukturore – shqiponja me muskuj dhe elemente tjera tendencioze dhe patriarkale në qasje, duke i mohuar kështu feminitetin e saj që shpërfaqet pikësëpari nga emri. Duke çmitizuar mendësinë seksite, ne e nxjerrim në pah gjenezën matriarkale, fuqinë dhe elegancën e saj, anën femërore dhe rolin e gruas në ndërtimin e kombit shqiptar – të mohuar nëpër etapa.”- thotë Orange Girl për Gazetën Insajderi.

“Ky intervenim vjen si revoltë ndaj mendësisë patriarkale që i mvishet flamurit, jo vlerave kombëtare që i përfaqëson.”- u shpreh artistja duke shpjeguar mesazhin e alegorisë artistike të kësaj vepre.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark