Deputeti I Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kërkuar kryeministrit të vendit, Isa Mustafa, që të shkarkojmë ministrin e Shëndetësisë Imet Rrahmani, që vjen nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Haxhiu i drejtohet kryeministrit duke i rikujtuar se në Kosova ka potencial për të përmirësuar gjendjen e shëndetësie “dhe ju nuk do të duhej të ishit atak i sulmeve jo etike për shkak të gjendjes shëndetësore”, duke iu referuar kështu një hulumtimi që Insajder ka bërë në lidhje me emigrimin vëllait të kryeministrit të Kosovës në Gjermani.
Ai ka postuar një shkrim të The Guardian, ku flitet për hulumtimin e Insajderit.
“Kryeministër, ju do bëheni përgjegjës nëse nuk e ndrroni ministrin e shëndetësisë, sepse ju e keni përcaktuar shëndetësinë një nga prioritete e qeverisjes suaj, keni premtuar reforma për ta përmirësuar gjendjen në shëndetësi, ndërsa Imet Rrahmani vetëm sa e ka rënduar atë”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e tij në Facebook.
Kjo nuk është hera e parë që Haxhiu ka drejtuar kritika në drejtim të ministrit Imet Rrahmani./Insajderi.com