Televizioni në fjalë ka dërguar një gazetar rus i cili shihet teksa ka vizituar kufirin e Kosovës, për të cilin thotë se është shumë lehtë i kalueshëm dhe pa shumë siguri.
Rruga nëpër të cilën kalojnë refugjatët nëpër Kosovë, gazetari rus thotë të jetë e vështirë pasi kalon nëpër male. Por, sipas tij Kosova nuk ka gardh dhe kjo është mënyra më e lehtë që refugjatët nga Lindja e Mesme të arrijnë në Evropë.
Refugjatët sipas tij të cilët ndalojnë të pushojnë për pak kohë në këtë territor nuk e dinë se i gjithë ky territor është i kontrolluar prej luftëtarëve shqiptarë-vahabistë, shkruan lajmi.net.
Ai viziton edhe qytetin e Vitisë për të cilin thotë se është dy kilometra nga kufiri me Maqedoninë, dhe e përshkruan atë si çerdhe të xhihadizmit në Ballkan.
Për më tepër gazetari rus i afrohet edhe kampit ushtarak amerikan Bondsteel, nga ku thotë se ka dalë njëri prej xhihadistëve më të mëdhenj shqiptarë.
Ai thotë se bëhet fjalë për Lavdrim Muhaxherin, i cili para se të shkonte drejtë Lindjes së Mesme ku tani është edhe lider i grupit shqiptar të xhihadistëve, kishte punuar për KFOR-in amerikan në Kosovë. /Insajderi.com
https://www.youtube.com/watch?v=8K4dVfxTHWI