Modelja dhe aktorja e njohur, Arta Nitaj, po shijon qëndrimin në Emiratet e Bashkuara Arabe, saktësisht në Dubai.
Derisa ndodhet atje prej disa ditësh, ish-aktorja e “O sa mirë” po kalon një kohë të mrekullueshme.
Madje në po të njëjtin vend festoi edhe ditëlindjen e 25-të, meqë disa herë ka deklaruar se është vendi i saj i preferuar.
Sidoqoftë, bukuroshja nga Peja këtë herë ka ndarë një imazh me bikini ku nuk ka dyshim se ka vënë në pah fizikun e mahnitshëm.
E shtrirë në një divan e me pamje të mrekullueshme, ajo ka bërë që të marrë komplimente të shumta rreth fotografisë.
Arta përndryshe këtë vit nuk ka qenë e angazhuar në ndonjë projekt televiziv.