Reperi i njohur Tyga, është arrestuar mëngjesin e së martës, pasi u akuzua për dhunë nga ish e dashura e tij.
Reperi 31-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Michael Stevenson, u vetëdorëzua në polici dhe më pas u lirua me kusht për 50.000 dollarë.
Mësohet se incidenti ndodhi të hënën dhe lajmi u bë publik nga ish-i reperit, Camaryn Swanson, e cila publikoi një seri fotosh në Instagram ku shfaqej me syrin e nxirë.
“Jam abuzuar emocionalisht, psikologjikisht dhe fizikisht, s’po e fsheh më”, shkroi ajo krahas imazheve.
Më pas mohoi pretendimet e TMZ se kishte shkuar në orën 03:00 të mëngjesit duke ulëritur në shtëpinë e reperit.
“S’shkova duke bërtitur, as nuk ishe e paftuar. Unë u përpoqa të largohesha, por më sulmoi fizikisht dhe nuk më lejoi të ikja për orë të tëra”, shtoi ajo, duke vazhduar: “Ndihem e turpëruar që arrita në këtë pikë, por më duhet të ringrihem për veten time.”