Megan Fox po bashkohet me markën e modës së shpejtë Boohoo në një koleksion të ri, duke shënuar bashkëpunimin e saj të parë të dizajnimit me një markë.
Linja e cila lansohet më 19 tetor, do të ketë mbi 40 pjesë, duke përfshirë fustane të ngushta, çizme të gjata deri në kofshë, xhinse dhe pallto.
“Ndihem sikur kam ardhur vërtet në veten time gjatë viteve të fundit, veçanërisht kur bëhet fjalë për stilin tim personal dhe ky koleksion pasqyron pikërisht këtë”, tha Fox në një deklaratë për shtyp.
Ajo e paralajmëroi linjën me një postim në Instagram të hënën, e veshur me një bluzë lëkure dhe një xhaketë moderne me shkrim “Ohio”.
“Artikulli im i preferuar do të jetë xhaketa e Ohaio. Frymëzuar nga qyteti i lindjes i të dashurit tim”, shtoi ajo në një intervistë për People .
Ndërsa linja nuk do të përfshijë pamjet e saj gati të zhveshura në tapetin e kuq, njoftimi për shtyp thotë se fansat mund të presin “pjesë të guximshme, të këmbyeshme ditë/natë” që “do t’ju bëjnë të ndiheni të sigurt dhe seksi gjatë gjithë vjeshtës.