Pos që është një biznesmene e famshme, Kim Kardashian duhet të gjejë kohë edhe për katër fëmijët e saj të vegjël North, Saint, Chicago dhe Psalm. Dhe ajo e gjen kohën, por nuk e shfrytëzon “si duhet”.
Duke folur për fëmijët e saj, Kim pranoi se shpesh shqetësohet se nuk është një nënë e mirë.
“Unë mendoj se gabimi im më i madh është se i dorëzohem gjithçkaje që më kërkojnë fëmijët e mi shumë lehtë”, tha Kim Kardashian.
Kim dhe ish-bashkëshorti Kanye West, janë pajtuar për kujdestarinë e përbashkët të tyre.
Ata bënë kërkesë për shkurorëzim në shkurt të këtij viti, por kohët e fundit, me daljet e shpeshta krah njëri-tjetrit, u përfol se janë rikthyer bashkë. Por sipas burimeve, ata kanë mbetur thjesht miq të mirë për hir të fëmijëve dhe nuk ka asgjë më shumë midis tyre.