Instagram shton “Practice Mode”, që lejon përdoruesit të kontrollojnë nëse janë gati për të hyrë Live - Insajderi
×
Teknologji

Instagram shton “Practice Mode”, që lejon përdoruesit të kontrollojnë nëse janë gati për të hyrë Live

Insajderi
14 October 2021 - 13:32
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Instagrami ka shtuar dy vegla të reja për “livestream”, që do të jetë një lloj ndihmese për përdoruesit e këtij aplikacioni.

Kreatorët nga sot mund të caktojnë kohën për paraqitjen live, dhe atë në një periudhë kohore prej 90-ditëve më pare.

E shikuesve u është mundësuar të vënë “përkujtuesin” për vete, me qëllim që të mos e humbin këtë ngjarje.

Gjithashtu së shpejti do të jetë i qasshëm edhe “Practice Mode”. Ky opsion u mundëson kreatorëve që para fillimit të “live” të kontrollojnë cilësinë e zërit dhe ndriçimin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark