Hasani: Kryeministri ka dështuar, vendi duhet të shkojë në zgjedhje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hasani: Kryeministri ka dështuar, vendi duhet të shkojë në zgjedhje

    Insajderi
    21 March 2016 - 18:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani bëhet deputeti i parë i koalicionit qeverisës PDK-LDK që kërkon zgjedhje të parakohshme.

    Ai ka folur në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova duke thënë se Qeveria e Kosovës ka dështuar të punoj dhe mbi të gjitha të krijoj shpresë tek qytetarët e Kosovës dhe për këtë arsye qyetarëve duhet t’u ofrohet mundësia që të zgjedhin Qeverinë dhe Kuvendin e ri që mund të krijojë një shpresë të re.

    Këtë e ka lidhur direkt me zgjedhjen e Thaçit.

    “Kemi rrethanë të re pas zgjedhjes se Thaçit president, dhe kryetari i kuvendit, do të ketë ofertë. Ai do të jetë ai që do të bëjë një ofertë për ndryshim apo do të kërkoj të shtyjë këtë zgjedhje. Unë them se duhet të shkojmë në zgjedhje”, ka thënë Hasani.

    Sipas tij, përbërja e Qeverisë aktuale ka pasur mundësi që të punoj këto dy vite por nuk ia ka arritur dhe mandati 4 vjeçar nuk do të thotë që të zbatohet gjithsesi.

    “Nuk do me thënë që është zgjedhur kryeministër e duhet të rri 4 vite në Qeveri”, ka thënë Hasani.

    Ai e ka cilësuar si kryeministrin Isa Mustafa si udhëehqës jo serioz i Qeveris.

    “Qeveria në shumë pika nuk e ka treguar vetën si institucion serioz. Nuk ka mundur të krijoj shpresë që ta bëjnë vendin. Sot qytetarët e kanë humbur shpresën. Edhe ata kërkojnë si ta gjejnë një mundësi të dalin jashtë”, ka thënë Hasani.

    Hasani ka folur edhe për rastin e vëllait të kryeministrit që ka kërkuar azil në Gjermani dhe Francë duke e cilësuar si lajm të parëndësishëm.

    “Punë e madhe pse ka kërku azil. Krejt e duan këtë, por çështja është pse këta qytetarë duan të ikin nga Kosova”, ka thënë ai.

    Zërat për shkuarje në zgjedhje të parakohshme janë shtuar së fundmi nga vet partneri politik i kryeministri Isa Mustafa, pas zgjedhjes së Hashim Thaçit president, me votat e LDK-së.

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark