S’ndryshojnë masat në Shqipëri, aprovohet doza e tretë e vaksinës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    S’ndryshojnë masat në Shqipëri, aprovohet doza e tretë e vaksinës

    Insajderi
    22 October 2021 - 14:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komiteti Teknik i Ekspertëve për Pandeminë në Shqipëri ka marrë vendim që të mos ndryshojë masat aktuale ndaj COVID-19.

    Kryetarja e këtij komiteti, Mira Rakacolli, bëri thirrje për zbatimin me rigorozitet të masave aktuale.

    “Komiteti i ekspertëve mendon se niveli i masave shtrënguese do të mbetet i njëjtë. Komiteti tërheq vëmendjen për zbatimin e tyre me rigorozitet”.

    Në mbledhjen e sotme është aprovuar edhe doza e tretë e vaksinës për personat mbi 60 vjeç.

    “Komiteti ka marrë vendimin pas shqyrtimit të komitetit të vaksinimit. Në këtë situatë prioritet mbetet vaksinimi me dozën e parë, po ashtu komiteti ka vendosur që qytetarët mbi 60 vjeç të bëjnë dozën e tretë, jo më herët se gjashtë muaj pasi kanë bërë dozën e dytë duke filluar nga data 1 nëntor”./ A2 CNN


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark