Insajderi
Biznes

Volkswagen do të paguajë gjobë prej 2.8 miliardë dollarë

Insajderi
22 April 2017 - 12:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania gjermane e automjeteve Volkswagen do të paguajë gjobë prej 2.8 miliardë dollarësh për mashtrim me testet e emisioneve në 580.000 automjete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), raporton Anadolu Agency (AA).

“Ky është një rast i mashtrimit të qëllimshëm dhe masiv”, tha gjykatësi i qarkut të SHBA-ve, Sean Cox, ndërsa shqiptoi gjobën më të madhe kriminale për një prodhues makinash në historinë e SHBA-ve.

Përveç kësaj, Cox pranoi marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë prej 4.3 miliardë dollarë midis prodhuesit gjerman të automjeteve dhe Departamentit të Drejtësisë të SHBA-ve, që u arrit në janar.

Gjykatësi gjithashtu vendosi Volkswagen në kohë prove dhe mbikëqyrjeje federale për tre vitet e ardhshme dhe i kërkoi qeverisë gjermane të ndjekë penalisht ata që janë përgjegjës në menaxhimin e Volkswagen për “dëmtimin e kompanisë së njohur automobilistike”.

Kompania paditi gjashtë punonjës për komplot për mashtrim në SHBA dhe deri tani ka shkarkuar 10 nga drejtuesit e saj më të lartë në një hetim të brendshëm.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Martin Winterkorn ka dhënë dorëheqje.

Skandali i emisioneve pritet ti kushtojë kompanisë rreth 21 miliardë dollarë vetëm në SHBA.

Rreth 11 milionë automjete dizel Volkswagen në mbarë botën vlerësohen të kenë softuer manipulues.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark