Serbja pretendon se burri i saj u dogj i gjallë në trazirat e 2004-s - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbja pretendon se burri i saj u dogj i gjallë në trazirat e 2004-s

    Insajderi
    21 March 2016 - 21:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Serbja Zlatibor Trajkoviç, ka bërë një deklaratë të cilën gazetën “Vecernje Novosti” që ka tronditur Serbinë. Sipas saj, me 17 mars 2004, shqiptarët ia kanë djegur të gjallë bashkëshortin.

    “Ai 17 mars,dukej sikur djajtë ishin nëpër ajër. Ne serbët, të cilët mbetëm në Fushë Kosovë, për fat të keq nuk kishim asnjë ide se kjo do të ishte fatale për të gjithë, dhe veçanërisht për familjen time”, citohet të ketë thënë Trajkoviq.

    Ajo ka rrëfyer sesi kishte ardhur deri tek djegia e burrit që sipas saj e kanë bërë disa shqiptarë të cilët ajo nuk i ka identifikuar.

    “Ata ishin si bletët në koshere, ne ishim të rrethuar nga të gjitha anët, dhe ata filluan ta rrahin Zlatibor-in pothuajse menjëherë. Në turmë shfaq fqinji im shqiptar, i cili më tërhoqi dorën dhe disi më nxori larg nga turma”, citohet të ketë thënë serbja që tashmë jeton në Serbi.

    Radmila ka rrëfyer sesi ajo dhe të afërmit e saj me një foshnje gjashtë muajshe kaluan gjashtë orë të fshehur në një vend prapa shtëpisë.

    Ajo thotë të ketë shpëtuar nga anëtarët e KFOR-it i të cilët i kanë strehuar në stacionin e UNMIK-ut në Fushë Kosovë, dhe më pas i kanë dërguar në pikën kufitare në Merdare.

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark