Publikohet traileri i filmit “Lugina e djalit”, filmi i parë shqiptar i zhanrit horror - Insajderi
×
Kulturë

Publikohet traileri i filmit “Lugina e djalit”, filmi i parë shqiptar i zhanrit horror

Insajderi
01 November 2021 - 16:19
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dje për Halloween është publikuar traileri i filmit të parë shqiptar i zhanrit horror.

Lajmin e ka bërë të ditur aktori dhe producenti i njohur shqiptar Ergys Keta me anë të një postimi në profilin e tij në instagram.

“Lugina e djalit” është titulli i filmit të cilit iu publikua traileri por që së shpejti do ta kemi edhe në kinematë tona.

“Sapo doliii nga furra traileri i filmit @lugina.e.djalit mbas nje pune te palodhur te stafit dhe e mbyllur ne kohe rekord xhirimet nuk kam cfar te them tjeter pervec qe shpresoj tju pelqeje sado pak traileri me i vecant qe keni pare ndonjeher ktu ne vendin tone!!
Falenderoj shume @edi_gjerani per punen e palodhur 💪
@onemore.al cunat qe nuk reshtin kurr se punuari. E te gjithe stafin e aktoret figurantet qe kane marr pjese ne kte projekt gjigand.. shpresoj te na mbeshtetni sado pak”, ka shkruar Ergysi.

Në vazhdim mund të ndiqni trailerin në videon e mëposhtme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark