Mashtrim prej 2.1 milionë dollarësh në kriptovaluta nëpërmjet tokenit ‘Squid Game’ - Insajderi
×
  • Lajme
  • Kulturë

    Mashtrim prej 2.1 milionë dollarësh në kriptovaluta nëpërmjet tokenit ‘Squid Game’

    Insajderi
    02 November 2021 - 12:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një monedhë dixhitale e frymëzuar nga seriali “Squid Game” pasi themeluesi kishte vendosur që vlera e sajt të zhvlerësohet dhe ishte kuptuar që ishte një mashtrim.

    “Squid Game” që u prezantua si një kriptovalutë, gjatë ditëve të fundit kishte pasur rritje të madhe të vlerës.

    Sipas medieve të huaja, krijuesit e “Squid Game” arritën të fitojnë 2.1 milionë dollarë.

    Pasi ishte hedhur në treg, vlera e saj ishte rritur mbi 310 mijë për qind.

    Pak para “zhdukjes”, vlera e tokenit ishte rritur në 2,856 dollarë.

    Po ashtu, profilet zyrtare në rrjetet sociale të “Squid Game” janë zhdukur, së bashku “white papers” që përshkruan tokenin.

    Ky token u vu në dispozicion për blerje më 20 tetor me idenë se do të ishte një shenjë pagese për të luajtur një lojë online. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark