Apeli heq dënimin e përjetshëm për dy të dënuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Apeli heq dënimin e përjetshëm për dy të dënuar

    Insajderi
    22 March 2016 - 11:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Apelit ka vendosur që të heqë dënimin me burg të përjetshëm për dy personat që para rreth pesë muajsh morën këtë dënim nga Gjykata Themelorë në Prishtinë.

    Gjykata ka vendosur që të akuzuarin e parë (A.K) ta gjykoj me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 25 vjetësh, ndërsa të dytin (A.M) me 22  vjet burgim.

    Ankesa e mbrojtësit të te miturës F.C, e cila ishte dënuar me 9 vjet e 10 muaj u refuzua si e pa bazuar.

    Gjykata Themelore në Prishtinë rreth 5 muaj më parë, të akuzuarit E. K. dhe A. M., si dhe të miturën F. C., i kishte shpallur fajtor për veprën penale vrasje e rëndë në bashkëkryerje.

    Gjykata e shkallës se parë kishte gjetur se të njëjtit me datë 12.10.2014, në fshatin Strofc të Vushtrrisë, më qellim të përfitimit pasuror, në bashkëkryerje kishin privuar nga jeta të ndjerin M.A., shtetas i Republikës së Bosnjës, fillimisht duke provuar ta ngulfasin me rrip te pantallonave, e me pastaj duke e goditur me gurë në kokë. Ata i kishin marr atij edhe  çantën me 200 Euro dhe disa dinar, rrobat dhe një telefon.

    “Gjykata e Apelit konsideron se dënimi më burgim të përjetshëm është i ashpër pasi që të akuzuarit  janë të moshës relativisht të re, më parë të pa gjykuar, të gjendjes së dobët ekonomike, kanë të kryer vetëm shkollën fillore që tregon nivelin e tyre të  kuptuarit të vlerave të shoqërisë,  e po ashtu njëri nga ta është penduar për veprën e kryer”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark