Insajderi
Lajme

Ambasada e Kosovës në Bruksel: Nuk ka viktima nga Kosova

Insajderi
22 March 2016 - 12:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ambasada e Kosovës në Bruksel ka njoftuar se asnjë nga të vrarët në sulmet e sotme në Bruskel nuk është nga Kosova.

“Pas sulmeve të njëpasnjëshme në Bruksel, Ambasada e Republikës së Kosovës në këtë vend menjëherë ka vendosur kontaktet me autoritetet belge për të marrë informacione më të hollësishme rreth kësaj ngjarje.  Nga viktimat e identifikuara deri më tani, sipas informacioneve zyrtare, nuk është asnjë shtetas i Kosovës”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Nga tri shpërthime që ndodhën në orët e paradites, deri më tani kanë vdekur së paku 23 persona./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark