
Besarta Kalaja
Sportistëve, balerinëve dhe valltarëve të Republikës së Kosovës që janë lënduar në lojë e skenë, do të mund të aplikojnë për ndihmë financiare. Ministria e Kulturës tashmë e ka hapur thirrjen.
Janë 50 mijë euro që janë vënë në dispozicion në atë që është quajtur “Fondi për Shërimin dhe Rikuperimin e Lëndimeve Sportive/Valltarëve/Balerinëve”.
Nuk përmenden aktorët e një gjë e tillë, sipas tyre, është diskriminuese dhe e pakuptimtë.
Aktori Shkelzen Veseli ka bërë një reagim të tij përsonal për këtë vendim të MKRS-së.
Mbështetja financiare për sportistët,balerinët dhe valltarët (për shërim dhe rikuperimin e lëndimeve) duke injoruar aktorët dhe punëtorët tekniko-artistik është logjike selektive dhe si e tillë është e papranueshme për mua dhe kolegët e mij të cilët të revoltuar më kanë kontaktuar gjatë gjithë kohës duke kërkuar reagim sindikal.
Nese dikush mendon që aktorët nuk lëndohen, ai thënë më së buti ska “erē” kah teatri, u shpreh Veseli.
Për fund, duke e njohur përsonalisht Ministrin z.Ceku,nuk besoj që ky lëshim është i qëllimshëm prandaj e ftoj ta rishqyrtojë këtë vendim.