Makina super luksoze BMW, ministri i Brendshëm i vendos targa të personalizuara - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Makina super luksoze BMW, ministri i Brendshëm i vendos targa të personalizuara

    Insajderi
    13 November 2021 - 19:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi është shfaqur për herë të parë në Kuvend me makinë BMW super luksoze të tenderuar në kohën e Sandër Lleshajt.

    Makina tërhoqi vëmendjen e mediave dhe opinionit publik për çmimin e saj.

    Madje ajo u shndërrua dhe në objekt debate në sallën e Parlamentit.

    Në seancat e shkuara, ministri Çuçi ka shkuar në Parlament në këmbë, ndërkohë që këtë enjte është fotografuar nga paparazzi i Panorama.al me BMW-në e gjeneratës së fundit.

    Ajo që bie në sy është fakti se ministri Çuçi ka personalizuar targat, duke hequr ato të Lleshajt dhe duke vënë një targë të re me inicialet e tij “B.C”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark