Policia blindon Tiranën, banorët rrëfejnë tmerrin në momentin e atentatit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia blindon Tiranën, banorët rrëfejnë tmerrin në momentin e atentatit

    Insajderi
    13 November 2021 - 22:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zona e Astirit në Tiranë është tronditur nga atentati mafioz i ndodhur mbrëmjen e sotme, ku mbetën viktima dy persona Erigers Mihasi i cili ndodhej në vendin e shoferit dhe pasagjeri Armando Dumani.

    Autorët qëlluan me breshëri plumbash nga një automjet në lëvizje, duke kapur xhamin e pasagjerit të automjetit.  Pak më vonë, policia gjeti në Thumanë një automjet që dyshohet se ka lidhje me këtë ngjarje.

    Pas vrasjes së dyfishtë, policia ka rrethuar zonën e Astirit ndërkohë që kontrolle të shumta janë ngritur në hyrje dhe në dalje në Tiranës.

    Banorët e zonës nga ana tjetër janë të tmerruar nga kjo ngjarje. Ata kanë treguar për ABC se kanë dëgjuar breshëri plumbash në momentin e ngjarjes. /Abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark