Sulmohet Qëndron Kastrati - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sulmohet Qëndron Kastrati

    Insajderi
    14 November 2021 - 15:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Shtabit të Qëndron Kastratit, Arianit Ibrahimi ka thënë se mbrëmë është sulmuar kandidati i Partisë Socialdemokrate për kryetar të Kamenicës, shkruan Gazeta Insajderi.

    Arianit Ibrahimi ka postuar në Facebook detaje se si ka ndodhur sulmi.

    Ai thotë se një grup kriminal i udhëhequr nga Bujar Fera dhe Besim Fera (burri i kandidatës së VV-se) kishte vendosur postbllok në Karaqevë të Poshtme.

    Postimi i tij i plotë:

    Mbrëm rreth orës 22:40 eshte sulmur  Qëndron Kastrati bashkë me ekip. Nje grup kriminal i udhehequr nga Bujar Fera dhe Besim Fera (burri i kandidates së VV-se) kishte vendosur postbllok në Karaqevë të Poshtme.

    Ata kontrollonin secilën veturë që qarkullonte andej. Para se të sulmonin kryetarin, të njëjtit kishin sulmuar fizikisht edhe mbështetësin tonë, Mehmet Shala e Albrim Kastratin, në të njëjtin postbllok.

    Por me gjasë ky nuk është material i mjaftueshëm për policinë sepse të njejtit sulmues fare nuk jane derguar në mbajtje e as nuk është shqiptuar ndonjë mas kundrejt tyre.



    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark