Insajderi
Lajme

Të fundit për teknologji, vetëm 7% e shqiptarëve shfaqin interes, tregu i punës i etur

Insajderi
16 November 2021 - 13:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Të fundit për teknologji, vetëm 7% e shqiptarëve shfaqin interes, tregu i punës i etur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vetëm 7 për qind e shqiptarëve shfaqin interes ndaj zbulimeve të reja shkencore dhe teknologjike. Është ky rezultati pas anketës së zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Evropian për Kërkim dhe Inovacion në 27 vendet e “unionit” dhe shtetet kandidate për anëtarësim.

Sipas rezultatit të publikuar nga Komisioni Europian, shqiptarët renditen të fundit ndër popujt që shfaqin interes ndaj zhvillimeve teknologjike e shkencore.

Nga ana tjetër, edhe ata pak shqiptarë që zotërojnë aftësi digjitale e teknologjike po largohen nga vendi duke ndikuar kështu negativisht në tregun e punës. Sipas një raporti të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim të titulluar, “Raporti i Tranzicionit 2021-2022”, i cili përqendrohet në tendencat e digjitalizimit, në vend rendimenti në punë është i ulët për shkak të mungesës së aftësive teknologjike, duke u përkthyer kësisoj edhe në pagesa të ulëta.

 Sipas studiuesve të ekonomisë dhe tregut të punës, teknologjia duhet të konsiderohet si prioritet, pasi nevojat e diktuara nga pandemia për këtë sektor janë shumë të mëdha. /a2/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark