
Partia e Drejtësisë ka dënuar të martën sulmin terrorist në Bruksel duke thënë se duhet t’i përforcojmë përpjekjet tona për një siguri globale.
Partia e Drejtësisë po ashtu thotë se kryerësit e këtyre akteve duhet dhënë dënimin e merituar.
”PD, shpreh edhe njëherë solidaritetin, mbështetjen dhe vendosmërinë tonë të palëkundur në luftën e përbashkët kundër terrorizmit, që ka për qëllim cenimin e lirive dhe vlerave demokratike”, thuhet në një komunikatë për media të PD-së.
Në orët e paradites, në tri sulme të ndara në Bruksel, kanë humbur jetën 34 persona dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë organizata terroriste ISIS./Insajderi.com