Dogana konfiskon cigare në vlerë gjysmë milioni euro - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dogana konfiskon cigare në vlerë gjysmë milioni euro

    Insajderi
    22 March 2016 - 16:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    20 persona janë arrestuar si dhe janë konfiskuar cigare me vlerë gjysmë milioni euro nga një aksion i përbashkët i Doganës së Kosovës me policinë.

    Në një konferencë për media, drejtori i Doganave, Lulzim Rafuna, theksoi se është realizuar aksioni më i madhi kundër kontrabandës me cigare.

    Sipas policisë, aksionet janë zhvilluar në qytetin e Prishtinës, Mitrovicës, Vushtrrisë, Pejës dhe Gjakovës ku kanë kontrolluar rreth 68 lokacione.

    Policisë tregon se gjatë këtij aksioni janë arrestuar 20 persona ndërsa gjithsej 47 janë të dyshuar në lidhje me kontrabandën me cigare. Po ashtu në konferencë është bërë e ditur se janë bllokuar 132 llogari bankare, 61 mijë euro para kesh dhe 13 automjete./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark