Insajderi
Lajme

Jahjaga: Me zemër dhe mendje në Bruksel

Insajderi
22 March 2016 - 16:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është shprehur e tronditur nga sulmet, siç i ka cilësuar, barbare, në zemër të Evropës.

“Me zemër dhe mendje jemi me banorët e Brukselit, me familjet e viktimave dhe të gjithë atyre që sot u vunë në shënjestër të grupeve terroriste që duan të mbjellin frikë gjithandej Evropës duke sulmuar vlerat dhe virtytet e shoqërisë dhe demokracisë evropiane”, ka shkruar Jahjaga në facebook.

Sulmet terroriste të së martës në Bruksel lanë të vdekur të paktën 30 persona, pas shpërthimit kamikazë në aeroportin e Brukselit. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark