Andreas Dushi, pjesë e “FICTION FEST”- edicioni i katërt - Insajderi
×
Kulturë

Andreas Dushi, pjesë e “FICTION FEST”- edicioni i katërt

Insajderi
23 November 2021 - 15:06
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pjesë e programit të edicionit të katërt të Festivalit të Prozës Artistike “FICTION FEST” do të prozatorit i veçantë dhe i talentuar, Andreas Dushi.

Andreas Dushi u lind në Shkodër më 10 shtator, 1999. Përfundoi aty studimet bachelor për Gjuhë dhe Letërsi e ndërkohë, ndjek pranë Universitetit të Tiranës studimet master shkencor në Antropologji Kulturore e Letërsi shqipe. Është autor i dy romaneve, “Marrja e gjakut” (2018) përzgjedhur nga Ministria e Kulturës si një mga tre romanet më të mitë dhe “Ptagu i braktisjes” (2019). Aktualisht është redaktor pranë gazetës letrare “ExLibris” dhe bibliotekar pranë Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.

Qendra për Kulturë dhe Edukim “Sheshi” organizon Festivalin e Prozës Artistike “FICTION FEST”, edicioni i katërt, duke e shndërruar në një organizim të përvitshëm me synimin e të bërit të tij tradicional dhe shënjues vleror në hartën e aktiviteteve letrare shqiptare.

Këtë vit do t’i dëgjojmë dhe do të takohemi me shkrimtarë të vlershëm të letërsisë së sotme shqipe, si Ibrahim Kadriu, Shefkije Islamaj, Majlinda Bregasi, Gani Mehmetaj, Ana Kove, Binak Kelmendi, Ballsor Hoxha, Andreas Dushi, Azem Deliu dhe Enkelejd Lamaj.

Edicioni i katërt do të mbahet me datat 25 dhe 26 nëntor, 2021, dhe do t’i ketë dy mbrëmje leximi. Në mbrëmjen e parë (25/11, e enjte) do të lexojnë dhe do të na nderojnë këta shkrimtarë: Shefkije Islamaj, Majlinda Bregasi, Gani Mehmetaj, Ballsor Hoxha dhe Azem Deliu. Ndërsa, në mbrëmjen e dytë (26/11, e premte) do të lexojnë dhe do të na nderojnë këta shkrimtarë: Ibrahim Kadriu, Ana Kove, Binak Kelmendi, Andreas Dushi dhe Enkelejd Lamaj.

Të dy mbrëmjet fillojnë në ora 19:00 dhe mbahen në restorant “Amaro”, që ndodhet në rr. Eqrem Çabej, përballë Fakultetit të Filologjisë-UP, Prishtinë.

Edicioni i katërt i Festivalit të Prozës Artistike “FICTION FEST” u mbështet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Drejtoria për Kulturë në Komunën e Prishtinës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark