Gratë i janë nënshtruar kritikave seksiste në lidhje me vozitjen e tyre për dekada, por hulumtimet e reja kanë vërtetuar se ato janë më mirë në timon sesa burrat.
Përkundër faktit se më shumë gra dështojnë për herë të parë në testin e vozitjes, sapo të vozisin në rrugë zonjat janë shoferë më të sigurta, sipas hulumtimeve të reja.
Platforma ‘Confused’ zbuloi se kur bëhet fjalë për vozitje, burrat tejkalojnë gratë 2-4 përqind të dënimeve.
Dhe vetëm një përqind janë kapur nën ndikimin e alkoolit në krahasim me pesë përqind të burrave.
Historikisht, gratë gjithashtu paguajnë më pak për sigurimin e makinës së tyre sesa burrat dhe kjo për shkak të statistikave.